Vakat dhe partia boshnjake NDS kundër vendosjes se shtatorëve të Skënderbeut dhe Adem Jasharit në Prizren

Vakat dhe partia boshnjake NDS kundër vendosjes se shtatorëve të Skënderbeut dhe Adem Jasharit në Prizren

Në Prizren është marrë një vendim për vendosjen e shtatorëve të heronjve kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit. Të gjitha subjektet politike shqiptare nga pozita dhe opozita kanë votuar pro vendosjes së shtatotres së Skënderbeut dhe Adem Jasharit, ndërsa partia boshnjake Vakat që është pjesë e pushtetit, partia tjetër boshnjake NDS dhe partia turke KDTP abstenuan. Në këtë qytet do të vendosen shtatoret dy e heronjve të atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …