Valdete Daka

Valdete Daka: Në momentin që Sami Kurteshi të fillojë të sillet si njeri normal, mund ta vazhdojmë mbledhjen në KQZ

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka lëshuar mbledhjen për shkak të sjelljeve të pamatura të anëtarit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshit, pasi nuk ishte në nivelin e duhur të komunikimit. Mbledhjet tona janë shndërruar në diçka që kurrë s’kanë qenë  më parë duke ju falënderuar,  Sami Kurteshit. Mjaft më me këto sjellje që nuk janë në nivel. Konsideroj që mbledhja nuk mund të vazhdohet më tej për shkak të sjelljes së pamirë të Sami Kurteshit. Në momentin që Sami Kurteshi do të fillojë të sillet si njeri normal, mund ta vazhdojmë mbledhjen tha Valdete Daka, ndërkohë që të gjithë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  e kanë lëshuar mbledhjen. Me këtë rast Sami Kurteshi i Vetëvendosjes  ka thënë se  kemi me fitu dhe ne  e bëjmë pushtetin  vet, por mos ndërhyni kur flasim unë dhe zotëri Rama se kjo është arsyeja që i keni humbur zgjedhjet. Duket se Sami Kurteshi, zonjën Daka e konsideron si anëtare të PDK-së, vetëm për shkak se ishte emëruar në krye të KQZ-së, nga kryetari i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …