Brickos

RKL

RKL: Nuk ka debat parimor në KQZ, por sulme nga një parti politike që kërkon KQZ për vete

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion i themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës, një organ i përhershëm i pavarur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë. Roli i KQZ-së është të rregullojë procesin elektoral përmes miratimit të Rregullave Zgjedhore dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në të gjitha aspektet për të siguruar që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare. KQZ përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë: nga Kryesuesi dhe dhjetë anëtarë të tjerë. Kryesuesi, emërohet nga kryetari i Republikës së Kosovës dhe zgjidhet mes gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Mandati i Kryetarit të KQZ-së është shtatë vjet, duke filluar nga data e caktuar për njoftim të emërimit nga Presidenti i Kosovës. Prerogativat e ushtrimit të detyrës së anëtarit të KQZ-së, caktohen në bazë të ligjit dhe, rregullat për ushtrimin e mandatit. Dhjetë anëtarët e tjerë të KQZ-së, janë emëruar si rezultat i nominimeve të gjashtë grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe, katër anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë.

Ky është përshkrimi i themelimit, funksionit dhe i detyrave të KQZ-së, mirëpo kjo nuk u mjafton përfaqësuesve të partive të caktuara politike, në përpjekjet e tyre për ta “çkapur” këtë institucion meqë kryetaren aktuale,  Valdete Daka, sipas Kushtetutës  e kishte emëruar kryetari i Kosovës,  Hashim Thaçi, i cili aktualisht ndodhet nën arrest nga Gjykata Speciale kundër UÇK-së. Kjo është arsyeja e sulmeve që i bëjnë kryetares, Valdete Daka, përfaqësuesit e Vetëvendosjes në KQZ, me qëllim që ajo të diskreditohet, duke i bërë presion që të largohet nga funksioni, në mënyrë që në të ardhmen të emërohet një kryetar apo kryetare tjetër në KQZ, me preferenca të Vetëvendosjes.

Krejt “lufta” mjaft e pandershme, në disa momente e ulët, gjithnjë me arrogancë mujshare, iu ka bërë kryetares aktuale, Valdete Daka, sidomos në zgjedhjet e kësaj radhe. Dhe për të parë se ku e ka bazën sulmi kemi shkëputur dy opinione nga dy këndvështrime lidhur me përplasjet e imponuara brenda KQZ-së.

Muahmet Kelemendi: Nëse z. Kurteshi mendon se po shkelet ligji nga KQZ-ja është detyrë e tij për të mbrojtur ligjin (!)

Muhamet Kelmendi: “KQZ-ja po lejon deformime të votës! KQZ-ja kërkohet të jetë e pavarur dhe të veprojë në bazë të ligjit zgjedhor që është në fuqi. Çdo fërkim apo konflikt me karakter të mbrojtjes së një ane është e rrezikshme dhe jo ligjore. Votat nuk mbrohen dhe procesi zgjedhor nuk merr karakter pozitiv duke mbrojtur njërin subjekt. Në KQZ nuk kërkohet përplasje por zbatim të ligjit zgjedhor. Nëse me të vërtetë ka konflikte në KQZ për anime partiake në emër të ndonjë partie a kandidati është detyrë urgjente krijimi i kushteve për funksionim dhe ndalim të këtij veprimi. Kjo d.m.th se nëse ka shkelje nga kryetarja e KQZ-së pse lejohet në atë pozitë! Apo nëse z. Kurteshi mendon se po shkelet ligji nga KQZ-ja është detyrë e tij për të mbrojtur ligjin, por në argumente faktike dhe pa konflikte të thella”, tha Kelmendi. “E nëse ligji nuk ka mundësi të mbrohet në KQZ është PZAP, pastaj (janë) Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese për të vendosur edhe mbi këtë çështje. Duket se z. Kurteshi dhe z. Daka i kanë harruar detyrat dhe përgjegjësitë që i kanë në KQZ. Konfliktet që po dërgojnë në përplasje tregojnë se KQZ-ja duhet të rinovohet. Kosovës i duhen reforma të thella zgjedhore dhe një KQZ funksionale në punën e vetë që ka vetëm karakter ligjor...është shprehur ai.

Ja si i bën palë në konflikt,  Muhamet Kelmendi, kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka dhe Sami Kurteshin e Vetëvendosjes, të parën që mbrohet dhe mbron institucionin, të cilin e përfaqëson dhe të dytin, përfaqësues i një partie politike, me të drejta të barabarta me të gjithë përfaqësuesit e tjerë, por me qëllime të caktuara nga të gjithë të tjerët, veprime të cilat kanë dalë sheshit, sidomos lidhur  me votat e Diasporës, në të cilat ka investuar aq shumë vetëvendosja dhe nga ato vota pret fitoren vendimtare, pavarësisht sesi do të katapultohen ato vota në KQZ, në rrugë ligjore apo jo ligjore.

Nëse gjykohet sipas një logjike konstruktive, të paanshme, a mund të jenë palë në konflikt, si ai që mbron institucionin dhe ai që e degradon, e përulë e përbuz dhe e nënvlerëson përfaqësuesin e atij institucioni?

Në interpretimin e tij Muhamet Kelmendi, në “Bota sot” arrin në përfundim se “Konfliktet që po dërgojnë në përplasje tregojnë se KQZ-ja duhet të rinovohet”.

Ky është edhe qëllimi kryesor i krejt “luftës” mujshare dhe të pandershme që është bërë, jo me qëllim për ta mbrojtur votën, por për ta pasur pretekst atë votë dhe për të arritur qëllimin e caktuar, me stërkeqje, thashë e thëna, fyerje, përçmime e nënçmime, qëllime të cilat nuk mund të kamuflohen edhe as  bëhet ndonjë përpjekje inteligjente, për t’i fshehur ato. Në fillim nxite konfliktin, bëhu pjesë e konfliktit, akuzo për konflikt  më në fund kërko rinovimin e KQZ-së.

Kemi edhe këndin tjetër të interpretimit të “përplasjes” në KQZ nga analisti,  Blerim Burjani. Ai shkruan se  KQZ-ja nuk duhet  të jetë e varur nga njerëzit që partitë politike i dërgojnë aty dhe bëjnë presion ndaj personave sikur është edhe kryetarja, Valdete Daka.

 “KQZ-ja duhet të depolitizohet nga partitë politike, të cilët shkojnë aty dhe bëjnë presion dhe probleme të llojllojshme, pra ky institucion duhet të përbëhet nga profesionist e jo nga partitë politike që i dërgojnë aty njerëzit dhe pastaj shkaktojnë probleme të ndryshme apo tentojnë të ndikojnë në procese dhe të bëjnë presione si zakonisht gjithmonë ndaj personave të pavarur siç është Valdetja”, deklaroi ai.

Problemi qëndron në atë se ky institucion punëson partiakë në përfaqësim të partive, dhe askush nuk interesohet për ligjin dhe as për interesin e partisë. Depolitizimi është i domosdoshëm, këtu është problemi kryesor dhe dëmi që i bëhet këtij institucioni.

Aty mbrohet e drejta dhe e padrejta, më shumë e pa drejta se e drejta dhe ligji. Kush nuk interesohet për ligjin sa për interesin e partisë. Pra, kjo nuk është asgjë e re, kjo po ndodhë me vite të tëra që nga viti 2008 në mënyrë masive”, përfundoi Burjani.

Komentimi i z Burjani është realist, objektiv dhe jo subjektiv e mujshar sikur ai i Muhamet Kelmendit.

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: Fitorja më e madhe në histori na pret më 24 prill

Sot në Tetovë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti bashkë me kryetarin e PDSH Menduh Thaçi, …