Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, në prag të zgjedhjeve nacionale ka deklaruar se krijimi i një reforme zgjedhore është i domosdoshëm, mirëpo sipas saj partitë politike në vazhdimësi nuk e kanë pasur në agjendë riformimin e procesit zgjedhor. Zgjedhjet nacionale të 6 tetorit do të mbahen përsëri pa një reformë zgjedhore, e cila është tejet e nevojshme për vendin, mirëpo për krijimin e kësaj reforme nuk kanë shfaqur vullnet asnjëra nga qeveritë e deritanishme. Kështu ka deklaruar kryesuesja e KQZ-së Valdete Daka, e cila ka theksuar se nevoja për reformimin e procesit zgjedhor është kërkesë e gjitha organizatave ndërkombëtare dhe vendore që e monitorojnë procesin zgjedhor në Kosovë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
