Valmir Elezi

Valmir Elezi: Procesi i votimit për Zgjedhjet Lokale ka nisur në të gjitha Qendrat e Votimit në Republikën e Kosovës

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka deklaruar se procesi i votimit për Zgjedhjet Lokale ka nisur në të gjitha Qendrat e Votimit në Republikën e Kosovës. Ai theksoi më tutje se janë bërë të gjitha përgaditjet e duhura dhe se procesi po zhvillohet mirë.  “Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet është shpërndarë me kohë për në të gjitha Qendrat e Votimit. Gjithashtu, njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet e pranuara nga KQZ, procesi i votimit për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, ka nisur në të gjitha Qendrat e Votimit në Republikën e Kosovës, me përjashtim të ndonjë vonesë disa minutëshe në ndonjë vendvotim”. Gjatë konferencës për medie, ai ka theksoi se procesi i votimit zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2 mijë e 625 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2 mijë 571 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 54 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate propozon Fatmir Limajn për president

 Teksa skena politike në Kosovë vazhdon të dominohet nga diskutimet për zgjedhjen e presidentit të …