Avdullah Hoti parasheh zhdukjen e Lëvizjes Vetëvendosje nga skena politike, thotë se nuk ka bazament

Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosrespektimin e planit 10-vjeçar në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar të martën Qeverinë e Kosovës për mosrespektimin e planit 10-vjeçar për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Hoti theksoi se qeveria nuk po investon sipas standardit të NATO-s prej 2% të GDP-së për mbrojtje, duke publikuar se investimet qeveritare në FSK arritën në maksimumin prej 1.84% në vitin 2023. Hoti paralajmëroi se me këtë nivel buxheti, do të ketë largime të kuadrove nga ushtria dhe vështirësi në mbajtjen e stoku aktual të armatimit. “Qeveria nuk është duke punuar në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së sipas planit 10-vjeçar të dakorduar me aleatët,” tha Hoti. Ai shtoi se plani afatmesëm i shpenzimeve 2025-2027 mbetet larg standardit të NATO-s, duke theksuar se kjo situatë nuk do të mundësojë ndërtimin e një ushtrie të aftë për anëtarësim në NATO dhe nuk do të jetë atraktive për të rinjtë që duan të ndërtojnë karrierë ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …