Komuniteti shqiptar në Greqi i thërret të gjithë emigrantët që të protestojnë për hapjen e kufijve me Shqipërinë

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Kërcënimet e Greqisë për të penguar hyrjen e Shqipërisë në BE janë të pakuptimta

Gazeta autoritative gjermane, Frankfurter Allgemaine Cajtung, shkruan se kërcënimet e Greqisë për të penguar hyrjen e Shqipërisë në BE janë të pakuptimta. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e konsideron perspektivën e BE-së një iluzion, duke mos u shqetësuar nga këto kërcënime për një proces që nuk ka përparuar prej vitesh. Gazeta gjithashtu komenton vendosjen e Fredi Belerit nga Mitsotakis si kandidat për eurodeputet në listën e Demokracisë së Re. Sipas analistëve gjermanë, ky veprim ka dy synime: të tërheqë vëmendjen e Brukselit për shkeljet e shtetit ligjor në Shqipëri dhe të fitojë vota nga ekstremi i djathtë në Greqi. Beleri, një figurë kontroverse me lidhje të ngushta me radikalët e djathtë dhe neonazistët grekë, është portretizuar nga Greqia si martir, por gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e konsideron atë një ekstremist të djathtë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …