Vazhdojnë aktivitet e përbashkëta kulturore Kosovë-Shqipëri

Me koncertin “Ti këndojmë pranverës” nga dy ansamblet dhe me shfaqjet e baletit “La Sylphide” dhe Netët Arabe” vazhdon bashkëpunimi në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë- Shqipëri.

Në kuadër të aktiviteteve që lidhen me Kalendarin e Përbashkët Kulturor, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, së bashku me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë prezantuan në një koncert të përbashkët në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Pikat e përbashkëta janë realizuar nën përkujdesjen e drejtuesve artistik, Ylber Asllanaj dhe Gerti Druga. Ky koncert, i cili është pjesë e programit të përbashkët kulturor me Shqipërinë, është konceptuar si koncert tematik me këngë për pranverën, lulet dhe dashurinë.

Gjithashtu në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Shqipëri – Kosovë, me date 2 dhe 3 Prill, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë janë realizuar dy bashkëpunime artistike, shfaqja “ La Sylphide “ me koreografi nga Ilir Kerni dhe “Netët Arabe” nga Baleti Kombëtar i Kosovës me koreografi nga Pëllumb Agaliu.

Këto aktivitete të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë u vlerësuan si jashtëzakonisht pozitive, meqë ky bashkëpunim po rezulton me promovime dhe aktivitete të ndërsjella, që po e ndihmojnë kulturën e mbarnacionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …