VAZHDON ASFALTIMI I RRUGËS GJOCAJ-JASIQ

Po vazhdon asfaltimi i rrugës Jasiq-Gjocaj, projekt që ofron infrastrukturë të mirë rrugore dhe qasje të lehtë për qytetarët e fshatrave Gjocaj, Jasiq dhe qytetarët e Junikut që gëzojnë parcela në këtë zonë. Projekti rrugor Gjocaj-Jasiq financohet nga fondet e Grantit të Përformancës së mirë Komunale për vitin 2020, ky grant bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të Qeverive Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze, përfituese e të cilit grant është komuna e Junikut. Projekti realizohet në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …