Vazhdon asfaltimi i rrugës Junik-Gjeravicë faza II

Vazhdon asfaltimi i rrugës Junik-Gjeravicë faza II, rrugë strategjike me interes nacional për zhvillimin e turizmit dhe me ndikim direkt në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për qytetarët e Junikut. Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi me stafin e tij përcollën zhvillim e punimeve nga afër, ku asfaltimin e rrugës Junik-Gjeravicë e cilësoj si parakusht për zhvillimin e hovshëm të turizmit, indikatorë në zhvillim ekonomik dhe krijim të kushteve për investime në bjeshkët e Junikut.

Projekti i ndërtimit të rrugës Junik-Gjeravicë (Segmenti fshati Gjocaj-Gropa e Erenikut) financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Kontrolloni gjithashtu

Krenar me rininë tonë plot talent, me zemër të madhe e shpirt gare!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka marrë pjesë në organizimin e Ligës …