leoni

Ngucati dhe Temeqina lidhen me rrugë të asfaltuara

Përfundoi asfaltimi i rrugëve në fshatin Ngucat të komunës së Malishevës dhe një rrugë që lidhë këtë fshat me fshatin Temeqinë, me gjatësi prej 1450 m, ku njëra prej këtyre rrugëve, ka rëndësi të veçantë, pasi u lehtëson udhëtimin e banorëve të lagjes së “Stolliqëve”, dhe afro 60 nxënësve t’i vijojnë mësimet në shkollën e fshatit Temeqinë. Asfaltimin e kësaj rruge dhe dy të tjerave brenda fshatit Ngucat i pa nga afër Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me bashkëpunëtorë ku ndër të tjera tha. “Kjo rrugë dhe dy rrugët tjera brenda fshatit Ngucat, kanë rëndësi të madhe për banorët që jetojnë në këto lagje dhe ne si qeverisje komunale, jemi të përkushtuar, që me aq sa kemi mundësi buxhetore, t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e banorëve, në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës”, ka thënë Kryetari Begaj”. Këto rrugë asfaltohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …