Vazhdon bashkëpunimi mes Komunës së Kaçanikut dhe asaj të Hanit të Elezit

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe Nënkryetarin Mazllum Qajani.

Në takim u diskutua për vazhdimin e formave të bashkëpunimit mes dy komunave, ndërsa përfaqësuesit nga Hani i Elezit i uruan Nënkryetarit të Komunës së Kaçanikut Ylber Bajra zgjedhjen e tij si Nënkryetar Komune. Gjatë këtij takimi u rikonfirmua edhe njëherë bashkëpunimi mes dy komunave në ngritjen e mirëqenies qytetare.

Kontrolloni gjithashtu

Me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve nderohet Epopeja e UÇK-së

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale …