Vazhdon bllokada në Kuvend, dështim sërish për zgjedhjen e kryeparlamentares

Ka dështuar sërish përpjekja për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës. Seanca e sotme parlamentare nuk solli ndonjë zhvillim të ri, për shkak të mospajtimeve të vazhdueshme mes partive politike. Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, vazhdojnë të kundërshtojnë kandidaturën e Albulena Haxhiut për postin e kryetares së Kuvendit. Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e vendosur në qëndrimin që votimi për këtë pozitë të bëhet në mënyrë të fshehtë.  Për shkak të mungesës së dakordimit, seanca është shtyrë për të mërkurën, më 9 korrik. Kësisoj, Kuvendi i Kosovës mbetet ende i bllokuar, më shumë se tre muaj pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje nga OVL-UÇK: Protestë gjithëshqiptare në Tiranë kundër Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë thirrje publike për …