Vazhdon dezinfektimi dhe dezinsektimin i objekteve publike në Deçan  

Ekipi i cili ishte certifikuar nga Grupin Shumëkombësh Perëndim  (MNBG-Ë)  për dezinfektim  dhe dezinsektimin   të objekteve publike të komunës së Deçanit, është duke kryer punët më sukses në këtë drejtim. Ata sot kanë bërë dezinfektimin e Muzeut të qytetit në Deçan i cili ka të ekspozuara mbi 300 eksponate. Për të parë nga afër  punën i pranishëm ishte edhe i parë i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj më bashkëpunëtorë.

Kryetari  Selmanaj u shpreh i kënaqur më punën që është bërë në këtë drejtim. Edhe Avdyl  Dautaj nga DKRS tha se dezinfektimi i muzeut ka qen i mirëseardhur me vet faktin se këtu janë të ekspozuara eksponate  të cilat datojnë nga vite të ndryshëm andaj ky dezinfektim sadopak ndihmon në ruajtjen e këtyre eksponateve.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …