Vazhdon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vazhdon periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë, në kuadër të zgjedhjeve lokale për kryetarë dhe kuvende komunale. Afati për aplikim është i hapur deri më 29 gusht 2025, dhe të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë përmes platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës. Nga 23 korriku deri më 22 gusht, janë pranuar mbi 16 mijë aplikime, prej të cilave 13,360 janë aprovuar dhe 3,542 janë refuzuar, kryesisht për mungesë të dokumenteve që dëshmojnë adresën e banimit jashtë Kosovës. KQZ u bën thirrje aplikuesve të refuzuar që të riaplikojnë gjatë kohës së mbetur, duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve zyrtare. Vetëm votuesit që regjistrohen brenda këtij afati do të kenë të drejtë të votojnë me postë, nga data 17 shtator deri më 11 tetor 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Gjermane u bën thirrje deputetëve, gjeni kompromis për Kosovën

Pas tri javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës u rikthyen në sallën plenare – …