Vazhdon të rritet tensioni mes Turqisë dhe Greqisë

Vazhdon të rritet tensioni mes Turqisë dhe Greqisë. Tensionet filluan dy ditë më parë nga një ndeshje fizike në mes të fregatës turke “Kemal Reis” dhe asaj greke “Lemnos” të cilën Greqia e vlerësoi si aksident ndërsa Turqia si provokim. Ndërkohë, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar se do t’i përgjigjen çdo lëvizje të re të Greqisë. Mediet turke njoftojnë se Forcat Ajrore të Turqisë kanë ngritur në ajër 8 avionë të tipit F-16, të cilët janë të pajisur me raketa ajër-ajër “të gatshme për të qëlluar në rast rreziku”. Gazeta “Hyrijet” njofton se këta aeroplanë do të qëndrojnë gjatë gjithë kohës në qiell, të gatshëm për të ju përgjigjur çdo provokimi të ushtrisë greke.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit gatishmërinë ushtarake në Kosovë, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë zvicerane

KFOR ka zhvilluar të martën një seri trajnimesh ushtarake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura …