Vazhduan takimet Publike në Xërxë, Fortesë, Sapniq, Pataqan i ulët dhe Pataqan i Epërm

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, vazhdon takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve. Takimi publik u mbajt në Shtëpinë e Kultures, në Xërxë me banorë të fshatrave: Xërxë, Fortesë, Sapniq, Pataqan i Ulët dhe Pataqan i Epërm. Kryetari Latifi paraqiti para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces, planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore. Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Ndërtimi i rrugëve fushore, kubëzimi i rrugëve,trotuare, ndriçimi publik, kanalizimi, pastrimi i shtretërve të përroskave dhe rregullimi i tyre etj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …