Kryetari Haliti priti në takim kryetarin e Tearcës, paralajmërojnë bashkëpunim në fusha të ndryshme

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim homologun e tij, Nuhi Neziri nga komuna e Tearcës nga Maqedonia e Veriut i shoqëruar edhe nga Tahir Shabani-Ambasador i Paqes. Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti fillimisht e ka njoftuar atë për zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë komunë, konkretisht rreth projekteve që janë realizuar dhe atyre që pritet të realizohen. Gjithashtu në këtë takim është folur edhe për mundësitë e bashkëpunimit të dy komunave në interes të qytetarëve dhe atë, në kuadër të agjendave ndërkombëtare. Kryetari Haliti e çmoj lartë vizitën e homologut të tij nga komuna e Tearcës. “Sot më të vërtetë kemi kënaqësinë dhe jemi të privilegjuar si komunë dhe si kryetar që për mysafir të kemi mikun tim dhe vëllanë tonë, Nuhi Neziri nga Komuna e Tearcës, pra një komunë e zhvilluar mire ekonomikisht dhe e organizuar jashtëzakonisht mirë”, u shpreh kryetari Haliti. Ai tha se këto dy komuna kanë një bashkëpunim, duke potencuar se ata kanë qenë bashkërisht edhe në konferenca ndërkombëtare. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, është pjesë e Agjendës Zhvillimore të OBK-së 2030, të cilën synon edhe komuna e Tearcës. Lidhur me qeverisjen e tij lokale i pari i Vitisë, theksoj se Vitia si komunë po punon edhe në fushën për Efiçiencë në Energji, bujqësi, ambient por edhe të standardeve të tjera, që janë edhe vendime botërore të Nju Jorkut. Ai përmendi disa nga bashkëpunimet e tilla që ka kjo komunë në këtë drejtim me komunat e tjera si me Kirchhainin e Gjermanisë. Kryetari Haliti paralajmëroj se së shpejti bashkëpunimi në mes dy komunave do të finalizohet me marrëveshje bashkëpunimi në sferën e arsimit, kulturës, sportit e duke e veçuar fushën e bujqësisë. Ndërkaq, kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri tha se në këtë takim dy kryetarët kanë arritur të ndajë shumë mendime dhe shumë projekte të përbashkëta që sipas tij lidhin ato. Ai, gjithashtu shtoj se në takimin e radhës pritet që dy komunat të nënshkruajnë një dokument të bashkëpunimit për sferat të cilat sipas tij kanë shumë nevojë këto dy komunat e mesme me qëllimin më të mire që të marrin përvojat e suksesshme. Ai tha se me këtë ata synojnë që të thithin investime të projekteve ndërkombëtare për të cilën Komuna e Vitisë sipas tij  ka arritur suksesshëm ti pranoj në regjionin e saj. Ndërkaq Tahir Shabani, Ambasador i Paqes i cili ishte edhe nismëtar i këtij bashkëpunimi zyrtar i  përgëzoj iniciativat e tilla. Ai tha se ato janë frymëzuese për bashkëpunim për të përgatitur agjenda ekonomike, diplomatike në mes të vendeve anëtare të BE-së dhe Brukselit, duke shtuar se shumë shpejt do të behet propozimi i një agjende preliminare në BE që trajtojnë politika regjionale. Shabani  tha se ata po punojnë edhe për të  organizuar një samit të paqes me kryetarët e komunave në patronatin  e BE-së. Përndryshe komuna e Tearcës është pjesë e Maqedonisë së Veriut the ka afërsisht 24 mijë banorë.

May be an image of 5 people, dais and text

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …