VELI VELIU: JEHONA E REÇAKUT NË BOTË        

VELI VELIU: Bashkësia ndërkombtare vepron me dy standarde

Pas Luftës së Dytë Botërore edhe një pjesë e shqiptarëve besuan se do të bëhet mirë në Jugosllavinë socialiste, ku propagandohej një jetë e re, e vëllazërim- bashkimit, gjoja të popujve të barabartë dhe të pakicave me të drejta të njëjta, por në jetën praktike ndodhi e kundërta! Konflikti, nga viti në vit, thellohej mes repulikave veriore të Sllovenisë dhe Kroacisë, ( Bosnja dhe Hercegovina  kishin më shumë pozitë neutrale) dhe republikave të pakënaqura në Jug: Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë. Sa i përket shqiptarëve, si popull i tretë për nga numri, ishin në pozitën e të nënshtraurve sepse u përdor dhunë e egër brutale për shpërnguljen masive në Turqi dhe në vendet e tjera të botës! Ky konflikt i përmasave të mëdha që mund të vinte deri te lufta civile në Jugosllavi, për habi përfundoi me fitoren e republikave ( liberale) veriore nga ishte edhe Marshali Tito, se e përkrahu bota demokratike perëndimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Krimineli serb Aleksandër Rankoviqi, gjakpirës i shqiptarëve, që iu kundërvua politikës së Titos, ndonëse disa vite e udhëhoqën bashkë Jugosllavinë, humbi, ra nga skena politike me itharët e tij në vitin 1966! Për shqiptarët në Kosovë dhe jashtë saj, në Maqedoni, Mal të Zi e në Serbi ishte ngjarje shumë me rëndësi për t’ u këndellur, sepse dhuna e hapët shtetrore për pastrim etnik u ndal dhe për herë të parë u dha mundësia për t’ u zgjuar nga ajo gjendje e rëndë politike e ekonomike dhe për t’ i kërkuar të drejtat e veta që ju ishin mohuar gjatë nga Beogradi!

Zgjimi kombëtar, jo aq i shpejtë i shqiptarëve, i ndihmuar edhe nga shteti amë i Shqipërisë, Tirana, u pa më së miri si e morën veten dhe u ngritën në këmbë nga ajo gjendje e mjerë në vendbanimet e tyre të pazhvilluara në qytete e në fshtara! Demonstrat e 68-tës me pjesëmarrjen e studentve, rinisë shkollore e punëtorëve, kuptohet të përkrahur edhe nga intelektualët më të guximshëm, bëri jehonë edhe jashtë Jugosllavisë! Në këtë demostrim të forcës për liri e të drejta me të plagosur, të vrarë, e të burgosur, shqiptarët i fituan të drejtat për t’u shkolluar në të gjitha nivelet e arsimit me hapjen e Universitet në Prishtinë dhe të drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar! Hapja e një varg instucionesh të rëndësishme të arsimit, kulturës e të shkncës pas hapjes së Universitetit, si Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Instituti Albanoligjik (i hapur më herët dhe i mbyllur më vonë nga jugosllavët) Instituti i Historisë etj. Shqiptarët arsimdashës me një vrull të paparë u shkolluan shpejt dhe si popull autokton në demonstat e fuqishme të vitit 1981, kërkuan të brazoheshin me popujt e tjerë që kishin republika në Jugosllavi!

Beogradi shovenist ringjalljen e shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës për një dhjetë vjetësh dhe sidomos bashkëpunimin frytdhënës të Prishtinës me Tiranën tonë, e shikuan me shqetësim të madh, sepse dështuan me projektet shfarosëse të kohës së mbretërisë Serbo- kroato -sllovene që vazhduan me të njëjtin intensistet edhe në Jugosllavinë socialiste për shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve, si dikur në Sangjakun e Nishit, por edhe me asimilimin dhe ndryshimin e përkatësisë kombtare si në Sangjakun e Novi Pazarit, ku shumica e shqiptarëve u deklaruan bashnjakë dhe i mbyllën të gjitha shkollat shqipe deri në këtë kohë!

Në këto vite të kthesës së madhe për shqiptarët, një mobilizim i nacionalizmit serbomadh u bë kundër kushtetutes së vitit 1974, sepse Beogradi dëshironte një vertikale të centralizmit për ta kontrolluar në çdo pore jetën shoqërore në Jugosllavi. Suprimi i Autonomisë së Kosovës me anë tankeve në rrethim ushtarak në vitin 1989, gllabërimi i tokës shqiptare, çoi më vonë në luftrat shkatërruese me Sllovenin( nisi dhe mbaroi shpejt), Krocinë e Bosnjen e Hercegovinën dhe në fund edhe lufta brutale me popullin shqiptar në Kosovë, tokë e Shqipërisë e banuar me shumicë shqiptare, e shkëputur me dhunë prej saj në luftërat ballkanike!

Serbët, sidomos ata me ngarkesat nacionailste, që udhëheqin një politikë agresive ndaj fqinjve, pas luftës deri në ditën e sotme, për çudi nuk mësuan asgjë nga humbjet e katostrafole të katër luftrave të përgjakshme, ndoshta pse bashkësia ndërkombtare nuk e detyroi ta pranojnë fajin si agresor, pastaj t’ i paguajë dëmet materiale e njerozore në këto luftëra!

Politika e sotme serbe pa dyshim është e njëjtë me politikën e kohës së kriminelit Millosheviq, me njerëzit e asaj kohe në krye të shtetit! Dhe herë pas here Vuçiqi e Daçiqi kërcënohen sërish në paqe për ta pushtuar Kosovën, por ne sot e kemi forcën tonë FSK- në dhe KFOR-in, si pjesë e ushtrisë së NATO-s! Për tokën shqiptare të Kosovës e ngritin zërin njësoj si klerikët e lartë të kishës serbe edhe udhëheqësat politikë që e drejtojnë shtetin se gjoja na qenka tokë e shenjtë serbe! Marrëzia të tilla dëgjojmë ne dhe bota përreth! Dihet botërisht se fiset sllavët janë ardhacakë në Ballkan. Manastiret në të kaluarën më të largët ishin shqiptare, por gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane, me kalimin e shqiptarëve në fenë islame, serbët i përvetësuan duke i renovuar objektet fetare! Madje thuhet nga historianët tanë se në atë kohë shqiptarët e besimit ortodoks i përvetësoi kisha serbe dhe i asimiloi falë përkrahjes së madhe që kishin nga vëllai i madh, Rusia! Megjithatë strukturën e popullatës vendore nuk e ndryshuan shumë me sjelljen e kolonove në viset e Dukagjinit dhe të Kosovës!

Nëse shqiptarët në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, nuk mundi t’i nënshtrojë  një jugosllavi 20 milionshe, duke i mbushur burgjet me shqiptarë të gjitha shtresave shoqërore, si mund ta bëjë një nënshtrim në këtë kohë Serbia e vogël dhe e varfër e përbërë nga pakicat e popujve të ndryshëm përreth, ku numri i serbve të vërtet është i vogël, më pak se i shqiptarëve! Më Serbia nuk e ka fuqinë t’ i mbaj të pushtuar shqiptarët, si në kohën e kaluar!

Edhe sa i përket krijimit të bashkësisë së pakicave serbe nuk duhet faktori ndërkombëtar të dalë me kerkesat ekstreme serbe për një autonomi me pretendime nesër të krijohet një republikë serpska në Kosovë! Te ne numri i serbëve është më vogël se numri i shqiptarëve në tri komunat shqiptare në Liginën e Preshëves.

Gëzon fakti që Britnia e Madhe ka dalë me një qëndrim të drejtë, kundër krijimit të një autonomie për serbët në Kosovë! Më të zëshme duhet të jenë edhe shtetet e botës demokratike që na ndihmuan bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës para 15 vjetëve ta shpallim Kosovën shtet i pavarur e sovranë në territorin e vet, ku pakicat gëzojnë të drejtat më shumë se në çdo vend tjetër!

Bashkësia ndërkombëtare, konkretikisht Brukseli nëse i mbështet kërkesat absurde të Serbisë për një farë autonimie në Kosovë duhet t’ ua njoh autonimë e njëjtë edhe shqiptarëve të shtypur në Luginën e Preshevës!

Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të veprojë me dy standarde kur janë pyetje të drejtat e shqiptarve autokton në Luginë të Preshevës!

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …