William Walker: Të krijohet një gjykatë për t'i gjykuar krimet serbe, nuk ka prova kundër Thaçit e të tjerëve

Voker: Nënshkrimi i themelimit të Asociacionit madje edhe pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është gabim i madh

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker, ka folur rreth marrëveshjes Ohër që Kosova të nisë menjëherë zbatimin e Nenit 7 të Marrëveshjes Bazë ku komunitetit serb i sigurohet një nivel i duhur vetëmenaxhimi në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut, ku përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka deklaruar se pranimi i këtij propozimi është gabim i madh. Voker thotë se do të ishte shumë keq nëse Kosova nënshkruan themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe brenda një marrëveshje e cila edhe ashtu nuk përmban njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi. Ai kritikon edhe komunitetin ndërkombëtar që po e shtynë para pikërisht çështjen e Asociacionit. Kjo çështja e Asociacionit të komunitetit serb ose diçka e ngjashme për mua është njëfarë prishëse e marrëveshjes. Do të isha tejet kritik nëse Kosova e nënshkruan atë. Për mua është diçka që nuk ka kurrfarë kuptimi, që t’ i jepen të drejta edhe më speciale një komuniteti pakicë, që ka më shumë se një hise në të drejtat e pakicave, më shumë se në cilindo vend në Evropë e gati edhe në botë, ka nënvizuar Viliam Voker.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …