Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë muajit korrik, duke e cilësuar këtë periudhë si një nga muajt më të përgjakshëm të luftës çlirimtare në Kosovë. Në një reagim publik, OVL-UÇK ka shprehur nderim dhe mirënjohje për të gjithë dëshmorët, duke theksuar se sakrifica e tyre u bë themel i lirisë së Kosovës dhe mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm. “Muaji korrik mbetet një nga muajt më të përgjakshëm të luftës sonë çlirimtare. Dëshmorët e rënë gjatë këtij muaji u bënë themeli i lirisë sonë”, thuhet në reagimin e organizatës. Me këtë rast, OVL-UÇK ka publikuar edhe emrat e dhjetëra dëshmorëve që ranë gjatë muajit korrik në periudha të ndryshme të luftës, duke bërë thirrje që vepra dhe sakrifica e tyre të ruhen në kujtesën historike. Organizata e ka përmbyllur mesazhin me homazhe për të gjithë të rënët, duke theksuar: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit.”
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
