Ali Ahmeti ngushëllon familjen Tërnava: Dhimbja e tyre është dhimbja e gjithë shoqërisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Tërnava, e cila humbi disa anëtarë në aksidentin tragjik të ndodhur pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë. Përmes një reagimi publik, Ahmeti e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të rëndë, duke theksuar se dhimbja e familjes Tërnava është edhe dhimbje e gjithë shoqërisë. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen Tërnava, e cila humbi më të dashurit e saj në aksidentin tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë”, ka shkruar Ahmeti. Ai shtoi se përballë humbjeve të tilla çdo fjalë është e pamjaftueshme, duke theksuar se tragjedi të tilla rikujtojnë brishtësinë e jetës dhe dhimbjen që lënë pas. Në fund të reagimit, kreu i BDI-së u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave, duke u dëshiruar forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …