VELI VELIU: JEHONA E REÇAKUT NË BOTË        

VELI VELIU: RRUGË E ARBRIT (Poemë)

1.

Krenarë ecim rrugëve në Prishtinë,

Shokët  e ndjekur ende në mërgatë!

Ne çantë mes librave e futa alltinë

Në shtëpi arrita vonë, në mesnatë!

Shpirt i lodhur ndjehet i mërzitur,

E ndjen edhe peshën e një thërmie!

Mikun që e ke dashur jashtë ka ikur,

Një kohë të gjatë u fsheh në pyje!…

3.

Urtakut saherë jeta i rrezikohet,

E kupton botën pak më ndryshe!

Natyrisht me secilin nuk pajtohet,

Rrugën e hap: Përpara shqipe!

4.

Kush na akuzon para botës sot,

Ardhacaku që erdhi vonë nga Azia!

Në tokën time rrejshëm derdh lot,

Planet  ia prish menjëherë lashtësia!*

5.

Jeta u përballë nëpër tym e flakë,

Furtunat nuk na shkulën me rrënjë!

Kosova jonë shumëherë u përgjak

Pasi u shkëputë nga Shqipëria nënë!

6.

Streha më e sigurt për jetë të qetë

Në vendlindje, te vatra e vërtetë!

Saherë në qiell errësoheshin retë

Nga lartësia na godisnin rrufetë!

7.

Lisat e malit gjatë e ndalin çdo erë,

Pushka jonë goditi përherë saktë!

Hienat mbi shqipen vjellën vrerë

Duke e sulmuar dimrit në menatë!

8.

Gjërat e fshehura nën tokë s’ duken,

Arkeologu i zoti dalëngadalë i zbulon!

Çdo herë gjurmët në dhe s’ zhdukën,

Lojëra të rrezikshme në vendin tonë!

9.

Prijësi, shumë i zoti, pëherë në ballë,

Në çdo situatë ndihmohet nga trimat!

Qentë lehin, Karvani le të ecë ngadalë,

Udhës të mos qëllohet nga vetëtimat!…

10.

Në të gjitha drejtimet fryen era,

Hapësirë e pafund është gjithësia!

Si t’ i mbrojmë  vetë këto dhera,

Nga fqinjët kërcënohet Shqipëria!

11.

Sot, në rrugën e së vërtetës në atdhe

Është drita e re që na shpie përpara!

Kurthet që u përgatitën tinëz për ne,

Deshën të na humbete shpejt fara!…*

12.

Kjo natyrë e gjelbëruar rreth nesh

Na jep zemër ta duam më fort!

Ditën që flamuri u valëvit në shesh,

Nënat nga gëzimi i madh dedhën lot!

13.

Lulja më e bukur që del nga dheu

Ne petale e ka ngjyrën e gjakut tonë!

Mbi kalin e tij madhështor Skënderbeu

shpatën më lart e mban gjithmonë!

14.

Pushtetin e shtrinë cep më cep i zoti,

Krijuesi i të gjitha të mirave materiale!

Kryetrimi legjendar Gjergj Gjon Kastrioti

I pari i bashkoi fiset në rrafsh e në male!

15.

Toka e ndarë do të bashkohet patjetër,

Në të gjitha anët kufizohet me vetveten!

Qëndruam kur na sulmoi shtazë e egër,

Nëpër botë e përhapëm të vërtetën!

16.

Ekzisenca shekullore lidhet me lashtësi,

Drita burimore shkëlqen në këto vise!

Hapësira shumë e madhe ishte në Iliri

Për pesë shekuj robërie 400 kryengritje!

17.

Ujëvara  gëzimesh dedhen nëpër festa,

Lavdia përherë i takon të madhit, Gjergjit!

Pa fitoret në ato lufta do të shuhej jeta!

Jo, sot s’ do të ishte shqiptari zot i vendit!

18.

Me hyjnitë tona zbulojmë emërtime,

lart në shtatë qiej dhe poshtë në tokë!

Gojë më gojë u përcollën ato tregime,

Plisi i bardhë te Homeri shihet në kokë!

19.

Fqinjët u rritën shumë me tokën tonë,

Na e zvogëluan hapërsirën disa herë!

Bishat na përgjakën fort në çdo zezonë,

Nuk mundem të ankohemi asnjëherë!

20.

Thellë në zemër e mbanim kryetrimin,

armiqtë mendonin se e kemi harruar!

Shqiptarët e kolonive  me klube prinin,

Rrethin e çelikët gjithnjë duke zgjeruar!

21.

Qenia liridashëse nuk nënshtrohet,

E lufton të keqen me të gjitha mjetet!

E kaluara e errët kurrë nuk harrohet,

Dëbimet me dhunë kur trazohen detet!

22.

Na goditën fort krizat dhe fatkeqësitë,

Ishim popull i pambrojtur para Zotit!

Vuajtjet më të mëdha i kemi nga fqinjtë,

Të mos kujtohen fitoret e Gjergj Kastriotit!

23.

Madhështia e kryetrimit i trembte,

fqinjët nuk e kanë një hero të këtillë!

Mullarët e gënjeshtrave i shembte

Drita e së vërtetës, forcohej me diell!

24.

Jemi mirënjohës ndaj heroit gjthmonë,

Fama e tij u përhap kudo nëpër botë!

Mendjet e mprehta çfarëdo që thonë

E peshojnë mirë fjalën dhe i dalin zot!

25.

Kosova e lirë mbrohet me forcën tonë*,

Në tokën martire që na e lanë të parët!

Në tuma, nën shtresat e dheut, gërmojnë,

Sa më të moçme, më me vlerë varret!

26.

Po na habit rivaliteti i egër mes nesh,

Na dëmton shumë edhe në kohën e re!

Si të ecësh para, kur nuk merresh vesh,

Fqinjët duan të ngatërrohemi me fe!

27.

Nga dobësimi vjen deri të mposhtja,

E harron përplasjen e mëhershme!

Pa u pirë pija në tavolinë thyhet gota,

Dhe lufta e pistë bëhet e përhershme!

28.

Nga shpifjet dhe nga mashtrimet

Na mbrojti vetëm drita e mendjes!

Pas luftës na gëzojnë me diell agimet,

Aq na pikëllojnë plagët e dhembjes!

29.

Adhurohet me të drejtë Prijësi,

Që veproi guximshëm nga fillimi!

Në shpirtin e bardhë ndrit plisi,

Kur rruga na shpie nga përparimi!

30.

Nga puna, dihet, ka shumë të mira,

E domosdoshme derdhja e djersës!

Më lehtë përballohen kohët e vështira

Duke u mbështetur në fjalën e besës!

31.

Shqiponja, mbretëreshë e qiejve

Me fluturimin e gjatë në lartësi!

Herët e krijoi kultin e adhurimit

te parardhësit tanë, në lashtësi!

32.

Vetëm shpirti i pastër po shndrit

kur errësohet fort kohë e zymtë!

Te Gjergji në brox i mbajmë sytë,

Madhështia e tij rritet çdo ditë!…

33.

Bota e mbarë shtohet me lindjet,

Fëmijët e bukur janë lulet e tokës!

Njerëzit ndërkohë i ndryshojnë bindjet

Kur keqësohen rrethanat e kohës!

34.

Mendjen e ndritur e ka njeri i mirë,

Nëpër vende ujërash ura ndërton!

Me Flamurtarin je gjithmonë më i lirë,

Kështjellën e besimit e lartëson!

35.

Nga puna në fushë përparon bujku,

Njësoj nderohet mësuesi e mjeku!

Prapa shpinës së malit fshihet Ujku

Roja besnike e pret qetë te shtegu!

36.

Dijetari i ka studijuar gjatë hyjnitë,

Ato jane pjellë e kohës së vjetër!

Sot çdo gjë shihet me mirë në dritë

Rivlerësimit i shtrohet kohë e egër!

                                                    Fund

*Në Beograd u botua edhe një libër kundër vendit tonë. Shqiptarët s’janë pasardhës të ilirëve!

*Elaborati i akademikut fashist Vasa Çubrilloviq, për shfarosjen e shqiptarëve!

* Ushtria shqiptare në Kosovë!

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi; REÇAK

dimër si sot në Reçak atje ku gjaku i lirisë po shkonte rreke në gjirin …