VELI VELIU: JEHONA E REÇAKUT NË BOTË        

VELI VELIU: TOKA JONE LARG DIELLIT

Poemë

1.
Jam Njeri i lirë me rrugë të hapura* në vendin tim.
Lirinë e fitova pas një shekulli lufte me një lumë gjak.
Habitem që sot akuzohem herë pas here për Qëndrim
Që nga lindja pa i pasur në jetë të jetëve askujt hak.
2.
Përse i shqetëson ky zjarr bubulak në vatrën time?
Kryesore tymi i oxhakut të shkojë qiellit vetëm drejt!
Në festa e dasma dritat ndezin përnjëherë mijëra gëzime,
Në salla të mëdha Dëfrimi të rinjtë bashkë me pleqtë.
3.
Në dritën e agimit, vetë e kam zgjedhur rrugën time,
Flamujt e fitoreve kuqezi janë ngritur lart në qiell.
Në fytyrat e qeshura të rinisë gjithë ato shkëlqime,
Mbi gjelbrimin e vrullshëm rrezato më shumë, o Diell!
4.
Nga mosha e re përpiqem me mish e shpirt të jem më i miri,
Nënat lindën fëmijë dhe në veshje dominoi ngjyra kuqezi.
Nga bota e qytetëruar u pranua se Paraardhësi im është iliri
Në këto vise të përgjakura shumë herë e përballoi çdo stuhi.
5.
Ndjenjën e fuqishme të madhështisë e kam nga malet,
Borën e pastër si tambli e kanë plis të përhershëm në kokë.
Lumenjtë i frenuan pendat e larta në gryka dhe kanalet
Të merret dritë nga uji e drithi nga e plleshmja tokë!
6.
Unë ndjehem shumë mirë dhe s’ kam nevojë të krekosem,
Në çdo hap që e hedh përpara krenarinë e kam thellë në gjak.
Kur më ngacmojnë shpirtzinjtë natyrisht se shpejt inatosem
Pas çdo fjale të shqiptuar fort fytyra e skuqur më digjet flakë!
7.
Unë qëndroj vertikalisht përballë vetvetes dhe të tjerëve,
Më tërheqin sportistat e shkathët lartësive të thepisura.
Te Korabi, Gramozi, Tomori, Pashtriku e Sharri përballë erërave
Nga drita e pastër e yjeve gjithmonë janë të ndritura!
8.
Për pushtimin e egër me ushtri të rregullt të tokave të huaja,
As në të kaluarën e largët, nuk më bren ndërgjegjja asnjëherë.
Nga eposi i kreshnikëve tanë mësoni kush ishte Halili e Muja,
Trimëria e Fuqia e tyre mbinjerëzore për anmiqtë ishte tmerr!

9.
Nga mosleximi I librit me dëshirë nga injorantët jam trembur,
Të parët jemi për nga numri i qyteteve me universitete në botë!
Prapë horizonti i gjerë është pak i mbyllur me mjegull të dendur,
Terri informativ sjell vetëm frikë dhe na bën më të dobët.
10.
Vetëkënaqësia çdo herë e ka mashtruar vetëveten në jetë,
Jam mirë kështu si më shihni me sy, s’ qendrojnë keq as të tjerët.
Problemet e pazgjidhura nga viti në vit grumbullohen më shpejt,
Nuk trishtohet nëpër stinë kur i sheh duke u ankuar të mjerët.
11.
Njeriu i vogël në udhëkryq të jetës, nuk ka mbrojtje nga askush,
Në errësirën e parë skajeve të pavrejtura hidhen rrjetat e kurtheve!
Zjarrit për t’ u ndezur mbi hirin e vet i duhet shumë pak prush,
Ditën e natën nga disa herë bie në gjunjë, s’ ka asgjë prej lutjeve!
12.
Në një vend të padrejtë shpirtzinjtë tërë kohën thurin intriga,
Emisarët e ndryshëm nga bota na kanë njohur për mikpritje e besë.
Paraljmërohen lufta të reja në vendet tona dhe përhapet frika,
Po plaket edhe këtu popullsia, pas nesh rinia do të mbesë!…
13.
Në jug të Evropës, njerëzimi është shumë i lashtë në këto troje,
U dëshmua nga dijetarët se Këtu, ku jemi ne, zuri fill jeta në tokë.
Ata që gabuan disa herë me të drejtë u përjashtuan prej loje,
Gjithherë gabimet e rënda dështaku i shkretë i pagun me kokë!
14.
Koha kërkon nga çdo njeri që do të arrijë më tepër të futet në gara,
Të jetë më i mirë në sjellje, më i shpejtë në hapa, të bëhet më i zoti.
Burim i fuqishëm i frymëzimit fushave të gjera thellë nëpër ara
Fshatarët punojnë err e terr se pritet shpejt të ndryshojë moti.
15.
Aty ku lypset shpejtësia e veprimit, djema kritika ndihmon mjaft,
Jemi vonuar deri e liruam vendin, me kohë të tjerët shkuan larg.
Kalorësit e dinë se çdo udhë në fillim duket e vështirë dhe e gjatë
Pikësinimi i qartë mbaron punë dhe me kohë të kthen në prag…
16.
Kështu si jam Vetëm për vetëm e kam vetminë në fshatin e braktisur,
Nuk mund t’ i shoh arat e gjata verës të papunuara fare në Luginë!
Kam sharë pa punëtorët me zë të lartë dhe prapë nuk jam nisur
Ende pendohem fort për çdo veprim të vonuar në Prishtinë!…
17.
Dikur në zonën e kufirit e kisha vendlindjen aq të bukur e të bertë
Për një pëllmb tokë i gatshëm bujku ta linte kokën me anmikun.
Disa të rinj s’ e çajnë kokën për varret e të parëve të mbetura shkretë
Ditë e natë mendojnë në grupe të vogla sa më larg diku me ikur!

18.
Ndoshta në këtë kohë e moshë ju dukem i pakët e i vogël nga trupi,
Ka kohë që e shoh nga afërsia se mezi vërehet sot kjo vogëlsia ime.
Udhëtimin e gjatë vetëm e bëra ditën nga Bujanoci deri te Shkupi,
S ‘ e kuptoj pse nënqeshja ime e hollë ju shkaktoi shumë shqetësime.
19.
Nuancat e holla të ngjyrave të forta ende nuk i dallojnë te unë,
Tingujt e thekshëm të zërit tim e krijuan një fishkëllim të rreptë.
Jo, nuk është i lehtë as i këndshëm qëndrimi i gjatë në fortunë,
Dikur prerja në besë ishte tradhti dhe paguhej shtrenjtë me jetë.
20.
Tehu i mprehtë i fjalës së zgjuar para se ta nxjerrë syrin dielli
Atë që ta them troç para të tjerëve duhet ta kapësh më shpejt.
Kemi jetuar hollë në gjendje të varfërie duke shitur me kalë dru pylli,
Prandaj asnjëherë nuk pranoj çdo gjë që më servohet fshehtë.
21.
Horizanti i gjerë u mbyll ngadalë me disa vija të zeza rrethore,
Në atë pikë largësie në rrafshin e gjerë ku puqet qielli me tokën.
Pas disa orëve u ngushtua hapësira e lirë sa sheh larg syri prore,
As hapësiat e gjera nuk janë të pakfishme, e lodhi gjatë kokën!
22.
Demagogu me zhurmën e përditshme le të shesë mend te shtëpia,
Ai është një mashtrues perfid, i tubon qytetarët naiva në rrugë.
Mos i besoni kur betohet sa për sy e faqe, nuk i vlen fare dëshmia
Pas shpine ua punoi të tjerëve, asnjë ditë s’ është mbyllur në burg!
23.
Duhet ta dini se Lëvizje e shpejtë dhe e menjëhershme s’ ndalet lehtë,
Besoja Vala e Vrullshme e forcës rinore një ditë do të bëjë mrekullira.
Përparimi në shumë fusha të jetës shihet më mirë në tokën e blertë
Dhe ndërtimi i hovshëm i vendit të djegur me Tempuj dhe shtëpia.
24.
E bukura spikatet në jetën e gjallë, por edhe në gjirin e blerte të natyrës,
Ma tërheq shpirtin në fusha, kodra e male që lartësohen deri në qiell.
Bukuria më magjeps kur çelin menjëherë lulet e para në prehërin e Luginës,
Dhe bukuria e yllit kur derdh pluhur argjendi mbi lartësinë në pyll.
25.
Nga dita e parë Bunkerin e kam vështruar gjatë si një kullë përdhese
Me mure e mbulojë shumë të trashë betoni dhe me frëngji.
Pak i fshehur në hyrje –dalje në tokën e fortë – një pikë e fuqishme zjarri
Që anmikun tinëzar nuk e lë assesi të afrohet kur zbulohet në kufi.
26.
Mbrëmje me riga shiu, përshëndesin në kodra ndezit e zjarrit
E miratoj aktin e veprimit me duartrokitje dhe me brohritje të fortë!
Thellë në sytë e etur i shndrit gëzimi i paparë punëtorit e fashtarit,
Kur ngrihen menjëherë në këmbë e gjata se në gjoks zemra brof.

27.
Bubullimë e fortë te Shkëmbi i Kavajës me zhurmë të zgjatur,
Veshët i kisha mbyllur me pambuk të mos dëgjoj lajm të zi.
Më zien diçka e madhe përbrenda në gjoks fjalën duke matur,
Habitem fort si nuk di të ndalet dy ditë vjeshte era me shi!
28
Në këtë tokë sunduesi i egër e primitiv nuk ishte i tillë për vete,
Për ne e predikonte gjithnjë nënshtrimin poshtrues deri në tokë.
Vuajtjen me të gjitha të zezat, mosveprimin e zgjaste në heshtje,
Pajtimin me gjendjen e rëndë pa rrugdaje ta kishim në atë epokë.
29.
Në kurrizin e shtrembëruar të Kodrës së Kastratit shkëmb i thatë
Shënonte vijën e kufirit mes tokave tona pas Luftës së Dytë Botërore!
Te kroi, kur shkonin për ujë vajzat lozonjare bëhej zhurmë në fshat.
Burrat e sertë me një vështrim të rreptë përhapnin frikë prore.
30.
Nën sundimin e huaj bujku i demorlizuar ishte vërtet bujkrob,
Pas shirjes i merrej drithi për kokërr, prodhimi i tokës së vet!
Gjitha përpjekjet bëheshin të mos i ndodhte në vatër ndonjë kob,
Nga dëmi që shkaktonte ndonjë fatkeqësi më s’ ishte i qetë…
31.
Njeriu i lodhur nga shtypja e padrejtësitë nervozohej mëkot,
Më s’ e kishte forcën e veprimit dhe më s’ dëgjohej melodi e fyellit!
Gjithnjë për njeriun e pakënaqur koha mizore ishte e ftohtë,
Ngase shumë kohë pozita e tokës sonë ishte shumë larg Diellit.
32.
Pas çdo ndarje të tokës sonë përfitonin shumë fqinjët grabitqarë,
Fuqitë e Mëdha të asaj kohe kurrë s’ e dëgjuan ankesën tonë!
Saherë kundërshtuam me lot në sy na hodhën me bajoneta në zjarr,
Koha djallëzore ishte shumë kundër nesh dhe pësuam gjithmonë…
33
Sot kërkohet vendosmëri e patundur në mbrojtje të vendit,
Forcat e errëta nuk u eliminuan një nga një nga krahu i luftës.
Aq shumë vite nga lirimi, ende ka probleme dhe jemi larg rendit,
Disa grabisin duke vjedhur, e disa vuajnë për kafshatën e bukës!
34.
Fshatari i shkretë u bë njeri endacak në periferi të qytetit të vet,
Ai më s’ ka vendbanim të përhershëm në qytet, e as në fshat.
Endet poshtë e lart rrugëve për ta siguruar ndonjë mjet jetese shpejt,
Nëse s’ ia del Ëndërron një ditë t’ i heqin vizat të shkojë në mërgatë.
35.
E madhe Dëshira për të arritur standard sa më të lartë në qytet,
E dyshimtë Prejardhja e pasurisë marramendëse e arritur Brenda natës!
Bukuroshet e reja të zotërinjve janë për një veprim më të shpejtë
Gjithnjë udhëtojnë qendrave të botës- s’ pranojnë të lidhen për vatër.

36.
Në vendet e pazhvilluar ferri është ulur këmbëkryq në skmamje,
Shpirtat e gjallë vuajnë gjatë në jetë duke u munduar tepër!
Viteve të kaluara s’ kemi dëgjuar aq shpesh për vetëvarje e vrasje,
Në pyllin më të errët për njeriun duhet të ketë shtegdalje patjetër!

Fund

 Viset tona u copëtuan pamëshirshëm dhe fqinjët që i përvetësuan pa të drejtë këto toka(më
të mirat), nuk lejonin shqiptarët të komunikonin mes vete.

Kontrolloni gjithashtu

Mursel Sopi: 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve

Maji ju bashkoi Nga ana e anes Si zjarre si yje Ne gjirin e nenes …