leoni

Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS

Vendim në Hagë: 11 personave u ndalohet vizita te ish presidenti Hashim Thaçi

Në gjykatë n speciale në Hagë është marrë vendim për të ndaluar vizitat te Hashim Thaçi për 11 persona, përfshirë figura publike si Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati dhe katër të tjerë me emra të redaktuar. Vendimi u mor më 18 gusht nga gjyqtarja Marjorie Masselot, pas kërkesës së Prokurorisë, e cila pretendon se këta persona gjatë vizitave më herët kanë folur me zë të ulët dhe se Thaçi iu ka dhënë udhëzime që t’i përcillnin tek dëshmitarët. Megjithatë, kërkesa për ndalim vizitash ndaj tre vëllezërve të Thaçit nuk është miratuar. Prokuroria e ka mbështetur kërkesën mbi arsye të pretenduara legjitime, duke shtuar se Thaçi ka edhe dy vëllezër të tjerë që mund ta vizitojnë. Ndërkohë, mbrojtja e Thaçit, e udhëhequr nga Sophie Menegon, ka kundërshtuar masën duke e cilësuar si të panevojshme dhe cenim të të drejtave themelore për jetë private dhe familjare. Kufizimet hyjnë në fuqi menjëherë pas njoftimit zyrtar për të akuzuarin.

Kontrolloni gjithashtu

Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 200 milionë euro më i ulët se i vitit aktual si shkak i pandemisë se virusit korona

Sipas ASK-së, të hyrat nga mërgata jonë gjatë vitit 2024 kanë arritur në 1 miliard e 300 milion euro

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës të hyrat nga mërgata jonë gjatë vitit 2024 kanë …