leoni

Me vendim të Kryetarit të Deçanit nxënësit që shfrytëzojnë Bibliotekën Komunale lirohen nga pagesa

Në bazë të nenit 55 pika 20 të Statutit të Komunës së Deçanit, Kryetari i Komunës së Deçanit Sami Cacaj, të mërkurën më  15.11.2017 mori vendim për lirimin nga pagesa të nxënësve që shërbehen me libra nga biblioteka  komunale ,,Dëshmorët e Lirisë’’ në pallatin e kulturës në Deçan.

Më këtë vendim ndër të tjera thuhet se:

Lirohen nga pagesa – tarifa të gjithë nxënësit e Komunës së Deçanit të cilët shërbehen me literaturë në Bibliotekën Komunale e cila gjendet në Pallatin e Kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’ në Deçan.

Për realizimin e këtij vendimi do të kujdeset Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kuvendit Komunal në Deçan.

Vendimi hyn në fuqi ditën e miratimit dhe vlen deri në një vendim tjetër të Kryetarit.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …