Vesel Krasniqi, një prej figurave më besnike dhe më të afërta të Fatmir Limajt, ka ndërtuar një bashkë rrugëtim prej tri dekadash me të, nga lufta në radhët e UÇK-së, e deri te pozicionet kyçe në institucionet e Kosovës. I diplomuar në ekonomi dhe me origjinë nga Banja e Malishevës, Krasniqi ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën komunale dhe qendrore, përfshirë: drejtues në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave në Malishevë, Zëvendësministër i Bujqësisë dhe Ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Aktualisht nënkryetar i Komunës së Malishevës, ai vazhdon angazhimin politik në Nismën Socialdemokrate, ku garon për deputet me numrin 14. Krasniqi mbetet një nga bashkëpunëtorët më të qëndrueshëm të Limajt, duke ruajtur një partneritet politik të bazuar në besim, përkushtim dhe vazhdimësi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
