Lëvizja Vetëvendosje

Vetëvendosje prezanton moton zgjedhore “Siguri dhe begati” për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar sot sloganin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit: “Siguri dhe begati”. Partia e kryeministrit në detyrë synon të vazhdojë mandatin edhe për katër vjet të tjera, duke e bazuar fushatën e saj në mesazhin e qëndrueshmërisë dhe mos kompromisit. Në njoftimin e publikuar, LVV thekson se motoja e tyre përfaqëson angazhimin për forcimin e shtetit, rritjen e mirëqenies dhe mbrojtjen e atyre që kanë më së paku. “Ne punojmë për siguri dhe begati të vendit tonë. Ne nuk do të lëshojmë pe. Mos lëshoni dhe ju pe për Kosovën të begatë e të sigurtë,” thuhet në komunikatën e partisë. Vetëvendosje fton qytetarët brenda dhe jashtë vendit që ta mbështesin këtë vizion, duke e konsideruar stabilitetin institucional, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik shtyllat kryesore të mandatit të ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …