Fshati Mikushnicë në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha tre dëshmorë: Xhemshir Islamin, Njazi Zenunin dhe Vesel Muharremin.
Dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në skenë më 28 nëntor të vitit 1997, kushtrimi i lisit gjashtënjakë të Likoshanit më 28 shkurt e më pas lufta dhe qëndresa heroike deri në flijim e Jasharjave më në krye komandantin legjendar Adem Jasharin më 5, 6 e 7 në vitin 1998 ishin thirrjet më të fuqishme kombëtare që i zgjuan në këmbë burrat e dheut, për t’i dalë zot kësaj toke që rënkonte nga robëria shekull pas shekullit e pushtues pas pushtuesi.
Sikurse në çdo pëllëmbë tjetër të tokës arbërore që ishte zgjuar në mobilizim dhe armatosje për t’i dhenë krah e forcë trimave çlirimtar ka qenë edhe fshati Mikushnicë i komunës së Skenderajt i cili edhe për gjatë historisë është ka sakrifikuar dhe është solidarizuar më sfidat kombëtare në përgjithësi. Në këtë fshat përherë ka gjetur strehë, bukë e mbështetje trimi i madh i maleve të Drenicës Azem Galica dhe i cili më pastaj trekëndëshin që i bashkon fshatrat Galicë, Lubavec e Mikushnicë e quajti Arbëria e Vogël, po më këtë emër më shumë krenari i thërrasim edhe sot këto treva.
Luftës heroike të UÇK-së nga ky fshat u bashkuan shumë trima një ndër ta ka qenë edhe Vesel Muharremi dëshmori i kombit. Prindërit Sejdi e Zarife Muharremi nga Mikushnica lindën e rritën më shumë sakrifica njëmbëdhjetë fëmijë pesë djem e gjashtë vajza: Ademin, Muharremin, Veselin, Cenin, Zymerin, Fazilen, Hajrijen, Hamiden, Shehiden, Fixherijen dhe Nazifën.
Dëshmori i kombit Vesel Muharremi u lind më 26 maj të vitit 1956 pikërisht në pranverën e shumë pritur të atij viti ku mbretëroi një dimër më acar të madh, por jo vetëm kaq në këtë vit shqiptaret e kishin edhe një hall tjetër të madh më okupatorin serb i cili e kishte katandisur Drenicën dhe gjithë Kosovën në pretekst të kërkimit të armëve, ai shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, në shkollën “Azem Bejta”, në Prekaz. Veseli u rrit në një familje të ndershme dhe punëtore e cila përherë ka punuar ngritjen dhe mëkëmbjen e familjes por dhe ka qenë në ballë të sfidave më të cilat është përballur kombi shqiptar për gjatë historisë, ai ka qenë njeri i qetë por dhe i guximshëm. Ai ka marrë pjesë aktivisht në organizimin e demonstratave gjithë popullore në vitet 80-ta ku rina shqiptare kërkonte drejtësi e barazi për Kosovën dhe shqiptarët brenda ish Jugosllavisë e cila punonte më qëllimin e asimilimit dhe shfarosjes së shqiptareve.
Edhe në fillim të vitet të 90-ta kur ndodhën ndryshime të mëdha dhe situata u ashpërua më shumë pas largimit të punonjësve shqiptarë nga vendet e tyre të punës, pas mbylljes së shkollave dhe Universitetit të Prishtinës për shqiptaret ai i bën kontaktet e para më ilegalen patriotike, e cila vepronte kryesisht në trevën e Drenicës, prandaj Veseli ka qenë njeri i përndjekur nga regjimi serb për këtë veprimtari, por që kurrë nuk i kishte renë në dorë atyre, sepse e kishte kuptuar së epilogu do të jetë lufta çlirimtare.
20 marsi i vitit 1998 Vesel Muharremin e gjeti të armatosur dhe të veshur më uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili fillimisht është vendosur në fshatin Prekaz i Epërm, këtë fillim pranvere Veseli e vlerësonte si stina e madhe e shqiptareve të Kosovës ngase më rënien e komandantit legjendar Adem Jasharit forcat serbe më nuk e kishin në duar as Drenicën por as trevat e tjera të Kosovës, pikërisht në këtë pranverë filluan të shkëputën zinxhirët e robërisë.
Gjatë luftës ka kryer detyra të rëndësishme si furnizimin më armë për luftëtarët e lirisë dhe ka marrë pjesë ku do në beteja, vlen të theksohet beteja e Polacit dhe Ashlanit ku janë zhvilluar luftime të ashpra dhe fare të afërta në distancën e shkëmbimit të zjarrit. Më 24 shtator të vitit 1998 vetëm dy ditë pas rënës heroike të njërit prej komandanteve më të shquar të UÇK-së Murat Halitit dhe bashkë luftëtarit të tij Fatmir Ahmetit në fshatin Lubavec, bie heroikisht edhe luftëtari i lirisë Vesel Muharremi në dy luftim më forcat serbe në fshatin Reznik të Vushtrrisë. Atë ditë Brigada 114 “Fehmi Lladrofci” e humbi një trim të madh, i cili kishte shkuar atje për t’i dalë në ndihmë popullatës dhe bashkëluftëtarëve të tij dhe ra për mos të vdekur kurrë. Ai hyri në këngë dhe në histori dhe do të mbetet pjesë e saj si luftëtar i denjë i cili e sakrifikoi edhe gjënë më sublime jetën e tij që Kosova të jetë e lirë. Trupi i tij është varrosur më datën 25 shtator në fshatin e tij të lindjes në Mikushnicë. Ai ka qenë i martuar dhe pas vetën ka lenë gruan Naxhijen, djemtë: Sejdin e Sabriun dhe vajzën, Adelinën. Pasioni i tij ka qenë ndërtimi dhe arkitektura. Pas përfundimit të luftës familja e tij është graduar si familje e dëshmorit dhe ka marrë mirënjohje nga institucionet e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komuna e Skenderajt. Në vendin ku pushon trupi i këtij trimi familja e ka ngritur një lapidar.(L.D)
Kontrolloni gjithashtu
Nazim Xhemshir Terziu (8.9.1977 – 28.9.1998)
Nazim Terziu lindi më 8 tetor të viti 1977, në fshatin e quajtur Sllatina e …