Pas
njoftimeve në medie se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e Sami
Lushtakutm, i cili ka hyrë në grevë urie në burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz,
ka pasuar reagimi i kryekuvendarit, Kadri Veseli. Ai ka kërkuar që në këtë rast
të përfshihet edhe organizata ‘Amnesty International’, për të sqaruar nëse ka
shkelje të të drejtave të Lushtakut. “Jam i shqetësuar nga raportimet në media,
të cilat flasin, se si pasojë e grevës së urisë, është përkeqësuar gjendja
shëndetësore e z.Sami Lushtaku, Kryetar i Komunës së Skënderajt dhe ish
komandant i njohur i UÇK-së. Të drejtat dhe liritë e individit janë të
pacenueshme në Republikën e Kosovës. Kërkoj nga institucionet përkatese, si dhe
raportuesit e pavarur të shoqërisë civile si KMDLNJ dhe Amnesty International
që të qartësojnë nëse në rastin Lushtaku këto të drejta dhe liri nuk janë
respektuar”, thuhet në reagimin e kryekuvendarit, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova në udhëkryq politik: mes pazareve të vonuara dhe një krize të paralajmëruar
Kosova po përballet me një tjetër provë të rëndë politike, mes mungesës së kompromisit dhe …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
