Lideri i PDK-së, Kadri Veseli e ka rritur aktivitetin e tij politik më shumë se gjithë të tjerët, në prag të vendimit për shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja. Ai sot pareshtur ka realizuar vizita dhe takime të ndryshme në terren, duke përcjell mesazhe të ndryshme. Së fundmi ka takuar edhe disa bashkëluftëtarë të tij, veteranë të UÇK-së, të cilët ka thënë se do ta mbështesin në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, siç e kanë mbështetur edhe në luftën kundër Serbisë. “Me bashkëluftëtarët e mi kujtuam momente krenarie e dhimbjeje nga lufta. U trishtova kur dëgjova historitë e tyre për të rinjtë që po emigrojnë, sepse korrupsioni e nepotizmi i ka lënë pa mundësi në Kosovë. Jam mirënjohës ndaj tyre që njësoj sikurse patën besim tek unë gjatë luftës kundër Serbisë, do të më ofrojnë mbështetjen e tyre edhe në luftën kundër korrupsionit për ta mbajtur rininë këtu”, ka shkruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Agim Çeku: Në NATO nuk hyn vetëm ushtria, por shteti – dështimi është politik, jo ushtarak
Ish-kryeministri dhe arkitekti i transformimit të UÇK-së në TMK e më pas në FSK, Agim …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
