Veseli e ambasadori Delawie bisedojnë për gjendjen politike në vend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës,
Kadri Veseli ka pritur në një takim ambasadorin amerikan në vendin tonë, Greg
Delawie, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë si dhe
përgatitjet për fillimin e sesionit të ri në Kuvend. Siç nënvizohet në kumtesën
e Kuvendit, ambasadori amerikan përsëriti mbështetjen e tij për vazhdimin e punës
së Kuvendit në përputhje me funksionet e tij kushtetuese në shërbim të të gjithë
qytetarëve të vendit. Ndërkaq, kryekuvendari, Veseli, theksoi nevojën e kthimit
të dialogut në Kuvend ndërmjet të gjitha palëve, si mënyra e vetme për
kapërcimin e mospajtimeve që kanë përshkuar tash e disa muaj raportet midis
subjekteve politike. Të dy bashkëbiseduesit ishin të një mendje se duhet të hiqet
dorë nga përdorimi i mjeteve jodemokratike dhe të dhunshme në Kuvend, duke iu
kthyer respektimit të dispozitat ligjore dhe kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

Kosova me varësi të shtuar nga importi i energjisë – mbi 56 milionë euro vetëm gjatë prillit

 Prodhimi i brendshëm i energjisë në Kosovë ka rënë ndjeshëm gjatë muajit prill, duke detyruar …