Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Veseli: Gjykata Speciale nuk do të zhbëhet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk do të zhbëhet dhe ka bërë thirrje për përgatitje për t’u përballur me atë. Ai ka shtuar më tutje se pavarësisht që kjo gjykatë është një padrejtësi, të gjithë duhet të jenë të përgatitur që të përballen me të. Të gjitha forcat politike duhet të bëhen bashkë për të qenë më të fort për ta përballuar këtë proces. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se nuk do të lejoj të ndodhin befasi që cenojnë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Ai ka theksuar më tutje se deputetët dhe politikanët që mbështesin nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale do të përballen me pasoja specifike dhe tejet të ashpra.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti takon Komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po …