Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje institucioneve qendrore e lokale që të reagojnë shpejt dhe të ndalojnë mbylljen e shkollave në vendbanimet e brezit kufitar Kosovë-Serbi, në Komunën e Dardanës. Ai ka thënë se shteti i Kosovës duhet të ndihmojë e të krijojë stimulime për banorët që të vazhdojnë të jetojnë në pronat e tyre në brezin kufitar, e jo të iu vështirësohet jetesa përmes mbylljes së shkollave. Veseli ka vizituar objektin e ri të shkollës “Hasan Prishtina”, në Busavatë të Kamenicës, nga ku e ka ftuar kryetarin e kësaj komune, Qëndron Kastratin, që të reflektojë për hapjen e kësaj shkolle dhe t’u jepet mundësi nxënësve që të fillojnë mësimin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
