Veseli: Karantina duhet të shërbejë edhe si periudhë reflektimi për ta vlerësuar e për t’u kujdesur më shumë për natyrën

Veseli: Karantina duhet të shërbejë si reflektim për ta vlerësuar e për t’u kujdesur më shumë për natyrën

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se karantina duhet të shërbejë edhe si periudhë reflektimi për ta vlerësuar e për t’u kujdesur më shumë për trashëgiminë tonë natyrore. “Dita e Tokës sivjet na ka gjetur të mbyllur në shtëpi, por kjo nuk duhet të na pengojë për të menduar në mënyrë ekologjike për shtëpinë tonë të madhe të përbashkët. Madje besoj se qëndrimi i zgjatur në shtëpi gjatë kësaj periudhe, na ka bërë të gjithëve që t’ia ndiejmë më shumë mungesën natyrës, florës dhe faunës së pasur të Kosovës. Të gjithë ne mund të bëjmë pjesën që na takon për të mbrojtur mjedisin duke mos ndotur, duke harxhuar më pak burime natyrore apo duke përdorur materiale të ricikluara e burime të energjisë të ripërtërishme ka shkruar Veseli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …