Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Kadri Veseli nis takimin me strukturat e Rinisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nis takimin me strukturat e Rinisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Kadri Veseli, sot në orën 17:00 në Sheshin 21 do të mbajë një takim me strukturat e Rinisë Demokratike. “Sot kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mban takim me strukturat e Rinisë Demokratike. Vendi: Sheshi 21. Koha: 17:00”, është thënë në njoftimin e lëshuar nga Zyra për Informim e PDK-së. PDK-ja javën që lamë pas ka hapur procesin e brendshëm të zgjedhjeve në parti. Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një konference për medie pati paralajmëruar se në kuadër të zgjedhjeve të brendshme, do të ketë reforma të thella në këtë subjekt politik.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …