Zeqir Bekolli

Zeqir Bekolli: Minatorët e Goleshit kërkojnë nga institucionet rregullimin e statusit të tyre

Në manifestimin qendror, në shenjë përkujtimi të „Ditëve të minatorëve“, minatorët e Goleshit, me një ceremoni rasti përkujtuan 29 vjetorin e Grevës së madhe të minatorëve të Kosovës, të cilët duke u barrikaduar nëpër zgafellat e nëntokës, kundërshtuan ashpër skenarin antishqiptar që po i përgatitej Kosovës nga shovenistët serbë. Në këtë ceremoni të organizuar nga Sindikata e Minatorëve të Goleshit, nën përkujdesjen e komunës së Lypjanit, pos minatorëve ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Ministrisë s Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli dhe udhëheqësit e shoqatës „Familja ndihmon familjen“ nga Prizreni dhe Dragashi, të cilat një periudhë të gjatë me ndihma kanë ndikuar shumë familje të minatorëve.

Me këtë rast, Ibrahim Zogiani, duke i hedhur një vështrim përiudhës së Grevës së lavdishme të minatorëve dhe trysnisë së pushtetit të atëhershëm mbi këtë shtresë të punëtorëve, theksoi se prej 7641 minatorëve të përfshirë në grevë, 3388 prej tyre u denuan me burg, prej 30 deri në 14 muaj, kurse 333 minatorë u rrahën brutalisht nga policia serbe. Ndërkaq 8 minatorë të Goleshit përjetuan izolimin e njohur famkeq në burgjet e Serbisë. Në kuadër të masave represive, 51 minatorëve iu moren banesat.Pos kësaj, tha ai, edhe në përvejtorin e 29 të Grevës së madhe, minatorët e Kosovës nuk jnë duke u trajtuar siç e meritojnë, dhe mu për këtë nga institucionet kërkojnë rregullimin e statusit të tyre.

Ndërkaq, inxhinieri Skender Sejdiu, theksoi se kur vendi ynë po rrezikohej seriozisht, minatorët me vetëdije të plotë u niset në rrugën e vetëflijimit si kamikazë të vërtetë, me të vetmin qëllim që të drejtat tona të mos nëpërkëmbeshin. Duke u barrikaduar nëpër horizontet e thella, të ftohta dhe të lagështa të nëntokës, sensibilizuan tej mase çështjen e Kosovës, duke e njoftuar botën e qytetëruar për padrejtësitë që po i bëheshin në atë periudhë popullit shqiptar në Kosovë dhe nën ish-Jugosllavi.

Zëvendësministri i MPMS-së, duke përshëndetur minatorët në emër të ministrit, Skender Reçica, pasi foli për rolin që luajtën minatorët gjatë kundërshtimit për shkeljen e të drejtave, që aso kohe po u bëheshin shqiptarëve të Kosovës, theksoi se MPMS-ja dhe Qeveria e Kosovës , me prioritet janë duke punuar në hartimin e legjislacionit për rregullimin e statusit të minatorëve të Kosovës.

Për minatorët e dalluar dhe Shoqatën Bamirëse “Familja ndihmon familjen” u ndanë mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …