Veseli: Karantina duhet të shërbejë edhe si periudhë reflektimi për ta vlerësuar e për t’u kujdesur më shumë për natyrën

Veseli: Njëherë po i kryejnë autostradat, pastaj duhet të kalojmë tek investimet përmes inovatorëve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, tha se pas përfundimit të autostradave moderne, si bazë infrastrukturore për zhvillim ekonomik, Kosova tani do t’i orientojë qindra miliona euro investime për zhvillimin ekonomik, nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrësve dhe inovatorëve të rinj në Kosovë. Këtu do të jetë edhe roli ynë”, Ai u bëri thirrje të rinjve, që të presin deri sa të fillojë zhvillimi ekonomik i vendit që ka nisur qe 20 vjet, por nuk tregoi se edhe sa vjet e mote duhet pritur 300 mijë të pa punët në Kosovë. Veseli tha se nuk është koha për debate shterpe, për të treguar se kush është më i fortë dhe më patriot në raport me Serbinë.   “Patriotizmi sot është orientimi kah gjërat aktuale e dhënia e mundësisë njerëzve punëtorë dhe me ide, theksoi Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …