leoni

Pasuria e tre krerëve të Shtetit, prin Haradinaj, nga të gjitha burimet legale financiare

Pasuria e tre krerëve të Shtetit, prin Haradinaj, nga të gjitha burimet legale financiare

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka deklaruar se posedon një shtëpi banimi (e lëshuar me qira), në sipërfaqe prej 950 metra katrorë në vlerë 300 mijë euro të cilën e ka ndërtuar me mjete vetanake dhe me ndihmë nga bashkëluftëtarët, një shtëpi familjare me sipërfaqe 800 metra katrorë në vlerë prej 270 mijë euro e ndërtuar me mjete të përfituara nga shitja e pronave të mëhershme, tokë kodrinore në sipërfaqe prej 200 hektarë në vlerë prej 75 mijë euro, tokë-truall në vlerë 27 mijë e 300 euro, një shtëpi banimi me sipërfaqe 500 metra katrorë në vlerë prej 202 mijë euro si dhe një apartament prej 213 metra katrorë në vlerë prej 70 mijë euro. Haradinaj po ashtu në deklarimin e pasurisë ka treguar se ka para të gatshme në vlerë 71.720 euro, të cilat i mban në njërën nga bankat në Kosovë. Kurse, të hyrat e Haradinajt për 11 muajt e vitit 2018 nga qeraja ka marrë 73.467 euro, paga mujore si kryeministër 32.710 euro, ndërsa, si person invalidor merr 2.700 euro. Ndërsa, bashkëshortja e tij nga RTK merr 660 euro në muaj, 1000 euro nga ELSING dhe 1000 nga një agjenci e marketingut.

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në formularin e deklarimit të pasurisë ka theksuar se ka pasuri rreth gjysmë milioni, ndonëse shtëpinë e re ende nuk e ka paguar. Ai ka deklaruar tokë bujqësore në vlerë 180 mijë euro, shtëpi të përbashkët të trashëguar në vlerë 80 mijë euro, si dhe shtëpinë e re në vlerë 350 mijë euro.I pari i vendit, thotë se shtëpinë e re e ka paguar vetëm një pjesë, derisa pjesën tjetër pret aprovimin e kredisë. Ai ka deklaruar edhe një veturë të bashkëshortes, e tipit Q 5, në vlerë 15 mijë euro. Ndërkohë para të gatshme ka deklaruar se ka mbi 26 mijë euro. Thaçi ka deklaruar se pagë bazë merr mbi 33 mijë euro në vit, derisa mbi 5 mijë euro ka marrë mëditje përgjatë vitit të kaluar, derisa bashkëshortja e tij, ka të hyra mbi 19 mijë euro brenda vitit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se posedon një banesë prej vitit 2001 në emër të bashkëshortes së tij, në vlerë prej 97.000, një lokal afarist me sipërfaqe prej 270 metra katrorë, vlerën e së cilës nuk e ka deklaruar. Veseli gjithashtu ka deklaruar se posedon një shtëpi prej 350 metra katrorë e trashëguar nga prindërit e tij, si dhe tokë në mal prej 10 hektarë po ashtu e trashëguar. Veseli merr pagë vjetore  prej 33 mijë e 870 euro si kryetar i Kuvendit e po ashtu rreth 5 mijë euro mëditje. Gruaja e tij Violeta merr pagë  3.420 euro si profesoreshë në gjimnazin “Sami Frashëri” dhe 17 mijë e 640 euro nga Kobit PC. Veseli po ashtu ka deklaruar një veturë Jeep në vlerë 16 mijë euro dhe para të kursyera në dy banka së bashku me gruan e tij në vlerë prej mbi 6 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …