Veseli: Reformat e reja që kanë filluar në PDK do ta fuqizojnë këtë subjekt edhe më shumë si partia me e madhe në vend

Veseli: Reformat e reja që kanë filluar në PDK do ta fuqizojnë këtë subjekt edhe më shumë si partia me e madhe në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të mërkurën strukturat e reja të PDK-së në Therandë e Gjakovë për të diskutuar vizionin e tij për jetësimin e platformës Dekada e Re. Pasi vuri në pah suksesin e procesit të brendshëm zgjedhor në të cilën morën pjesë mijëra pjesëmarrës, Veseli vlerësoi kulturën demokratike, si vizion dhe platformë politike.  Siç njofton PDK, kreu i partisë tha se reformat e reja që kanë filluar, do ta fuqizojnë këtë subjekt edhe më shumë si partia më e madhe në vend e cila ka përgjegjësinë për ndërtim dhe zhvillim. Duke folur për projektet dhe reformat e mëdha të ministrave të PDK-së, kreu i Veseli ka theksuar se në partinë që e drejton ai nuk do të ketë hapësirë për asnjë individ që ka probleme me ligjin.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe Evropa udhëtojnë për protestën mbarëkombëtare në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së

Mijëra qytetarë nga Kosova dhe vendet e tjera të Evropës kanë udhëtuar për të marrë …