leoni

Veseli takon banorët e fshatit Doganaj në Kaçanik për të zgjidhur kërkesën e tyre për rregullimin e rrugës lokale

Veseli takon banorët e fshatit Doganaj në Kaçanik për të zgjidhur kërkesën e tyre për rregullimin e rrugës lokale

Kryetari i Kuvendit të Kadri Veseli ka takuar sot banorët e fshatit Doganaj në Kaçanik për të zgjidhur kërkesën e tyre për rregullimin e rrugës lokale që është dëmtuar gjatë punimeve të Autostradës Prishtinë-Shkup. Ai kërkoi që kërkesat e banorëve për këtë rrugë të plotësohen menjëherë dhe rruga të kthehet në gjendjen e mëparshme. “Bashkë me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës takuam banorët e fshatit Doganaj, me të cilët diskutuam dhe u pajtuam për kërkesën e tyre që rruga e dëmtuar gjatë punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” të rregullohet shumë shpejt. Përveçse u zotuam për zgjidhjen e menjëhershme të këtij problemi, banorët i siguruam se në këtë zonë të rëndësishme të Kosovës do të ketë investime të vazhdueshme infrastrukturore dhe ekonomike”, ka shkruar Veseli

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj nga Cyrihu – “Presim që të na bashkohen njerëz të nacionaliteteve të tjera”

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka dhënë sot nga …