Mbi 23 mijë e 600 nxënës nga e gjithë Kosova sot do t'i nënshtrohen testit të arritshmërisë në shkencat ekzakte

Vetëm 64.4 për qind e maturantëve të Kosovës kanë arritur që të kalojnë Testin e Maturës në afatin e dytë

64.4 për qind e maturantëve kanë arritur që të kalojnë Testin e Maturës në afatin e dytë. Nga 7 mijë e 502 maturantë që iu ishin nënshtruar Testit të Maturës 4 mijë e 835 kanë arritur që ta kalojnë testin në afatin e dytë. Këto rezultate i ka bërë të ditur Komisionin Shtetëror i Maturës në bashkëpunim me Divizionin për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim kanë bërë publike sot rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2020 afati i dytë. Ndërkaq, kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha e ka vlerësuar të suksesshëm administrimin e testit, i cili këtë vit është organizuar në rrethana pandemie Covid-19, për të cilën gjë i falënderon të gjithë ata të cilët kontribuuan në mbarëvajtjen e këtij procesi. Ai gjithashtu ka bërë me dije se, kësaj here 18 nxënës e kanë privuar veten për të vazhduar testimin për shkak të përdorimit të telefonave mobil, të cilët edhe janë larguar nga testi.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …