Veteranët e UÇK-së, kanë defiluar rrugës kryesore të qytetit të Suharekës

Rrugës kryesore të qytetit të Suharekës, në 19 vjetorin e çlirimit të vendit, përkatësisht qytetit të Suharekës, kanë defiluar veteranët e UÇK-së. Defilimi është bërë nga Komuna ku kryetari Muharremaj, për secilin ka dhuruar nga një lule dhe emblemë dhe kanë vazhduar deri te vendi ku mbahet Koncerti Festiv. Ata gjatë defilimit janë përshëndetur nga qytetarë përgjatë rrugës si dhe kanë marrë buqeta lulesh nga ata. Kështu me këtë aktivitetet veteranët e UÇK-së kanë simbolizuar hyrjen në qytet më 13 qershor të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …