Kryetari Latifi ka mbajtur debate publike me banorë të fshatrave Kramovik, Çifllak, Polluzhë, Malësi e Vogël dhe Gexhe

Ciklin e debateve me qytetarë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latfi i shoqëruar nga stafi i tij qeverisë, e kanë vazhduar duke u takuar me banor të fshatrave Kramovik, Çifllak, Polluzhë, Malësi e Vogël dhe Gexhe. Numri i qytetarëve të cilët po marrin pjesë në debate është i konsiderueshëm, nga ta po merren kërkesa të ndryshme, kërkesa këto që më pastaj do të hynë në planifikimin e buxhetit të vitit 2019. Debate publike po organizohen me qellim , për tu njohur më për së afërmi me të gjitha shqetësimet, kërkesat dhe nevojat që kanë banorët e Komunës së Rahovecit. Nga Këshillat e fshatrave u kërkua që për secilin nga projektet e nevojshme dhe të planifikuara në vendbanimet e tyre, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre, t’i drejtohen adresës së duhur. Qeveria komunale do të jetë çdoherë në shërbim të qytetarëve.

Debatet me qytetarët do të vazhdojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …