Veteranët e UÇK-së përshëndesin vendimin për lirimin me kusht të Isni Kilajt

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës speciale për lirimin me kusht të Isni Kilajt, duke e cilësuar këtë një hap të vonuar, por të drejtë. Në reagimin e bërë publik, OVL UÇK shpreh gëzimin për lirimin e bashkëluftëtarit të tyre, duke theksuar se Kilajt i është rikthyer një e drejtë e mohuar padrejtësisht për një periudhë të gjatë. Sipas tyre, situata e njëjtë vazhdon të rëndojë mbi ish-luftëtarë të tjerë që mbahen ende në paraburgim. “Ky vendim përbën një hap të nevojshëm drejt reflektimit nga ana e kësaj gjykate, e cila deri tani ka dështuar të respektojë të drejta të garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së. Organizata thekson se mbështet çdo proces të drejtë dhe transparent, duke kërkuar trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …