Veteranët i përcjellin Kroacisë shqetësimet për Gjykatën Speciale

Veteranët i përcjellin Kroacisë shqetësimet për Gjykatën Speciale

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvilluan një takim me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, ku i përcollën shqetësimet e tyre lidhur me Gjykatën Speciale.

Në një njoftim për media, organizata bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua trajtimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe u dakordua që këto shqetësime të përcillen edhe tek institucionet shtetërore të Kroacisë, si partner dhe mik i rëndësishëm i Kosovës.

“Me respekt dhe vëmendje u dëgjuan shqetësimet tona lidhur me trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa u dakorduam që këto shqetësime të përcillen edhe tek institucionet shtetërore të Kroacisë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, veteranët shprehën mirënjohjen e tyre për shtetin kroat, i cili, sipas tyre, qëndroi pranë popullit të Kosovës në kohët më të vështira dhe mbështeti luftën për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosje ndaj Albin Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të aprovojë kërkesën për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj …