Vetëvendosja ende nuk i ka mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës lidhur me zgjedhjen e kryetarit të vendit

Vetëvendosja ende nuk i ka mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës lidhur me zgjedhjen e kryetarit të vendit

Vetëvendosja e Albin Kurtit ende nuk ka mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur zgjedhjen e kryetarit  të ri të Kosovës, konfirmojnë zyrtarët e kësaj partie, e cila ka shumicën në Kuvendin e Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë kësaj jave mori vendimin që deputetët të bënë kuorumin në procesin e zgjedhjes së presidenti të vendit. Prania e deputetëve të LDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, kur do të votohet për zgjedhjen e presidentit, është e domosdoshme për mundësimin e pranisë së shumicës prej dy të tretave në sallën e Kuvendit,  me rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …