Vetëvendosje

Vetëvendosja ka dënuar sulmin e mbrëmshëm kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës

Vetëvendosja ka  dënuar sulmin e mbrëmshëm kundër Kuvendit të Kosovës dhe ka thirrur  organet e  sigurisë që të merren seriozisht me zbardhjen e këtij rasti. Megjithëse janë dhënë shumë pak informacione rreth rastit, ne konsiderojmë që nuk mund të këtë motiv që do të justifikonte aktet e tilla. Aktet e tilla të papranueshme nuk i bëjnë mirë kurrfarë kauze. Ne ftojmë këdo që është kundër rrjedhave politike të vendit tonë të bashkohet në protestat paqësore, qytetare dhe publike sepse vetëm përmes aktiviteteve të tilla do të mund ta ndryshojmë gjendjen në Kosovë, thuhet në reagimin paksa të vonuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga punimet që po bëhen në Rrugën e Dukagjinit, që lidh Shkodrën me Gjakovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë pamje nga punimet që po bëhen në “Rrugën …