Lëvizja Vetëvendosja ka kërkuar dorëheqjen e zëdhënësit të Qeverisë dhe ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi për deklaratat që ai ka bërë për opozitën. Po ashtu Vetëvendosje ka thënë se është duke bërë gati dëshmitë dhe është duke bërë përmbledhjen e gjithë materialit faktografik për gjithë ngjarjen që ka ndodhur pas manifestimit të 28 nëntorit dhe se ato do të dërgohen në gjykatë kundër gjithë zinxhirit hierarkik që është i përfshirë në këtë dhunë. Këtë e ka bërë të ditur Sami Kurteshi i cila tha se në këto fakte përfshihen edhe deklaratat e të gjithë të arrestuarve dhe të maltretuarve dhe dëshmitarëve të tjerë okularë. Ai po ashtu tha se Vetevendosja kërkon dorëheqjen e Arban Abrashit për deklaratat e tij publike dhe krahasimin e opozitës me ISIS-in. Në rast se ai nuk ofron dorëheqje, sipas Kurteshit Qeveria duhet ta shkarkojë nga detyra e ministrit.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
