Vetëvendosje

Vetëvendosja mban zgjedhje të brendshme për kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e parakohshme

Lëvizja Vetëvendosje mban zgjedhje të brendshme për kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Në njoftimin e saj thuhet se të gjithë anëtarët që janë të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues deri të hënën. “Demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit tonë. Në përputhje me Statutin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2019. Në secilën Qendër të Lëvizjes Vetëvendosje janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhimi i FSK-së në Gaza vlerësohet si hap strategjik për forcimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës

Angazhimi i Forca e Sigurisë së Kosovës  në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza po vlerësohet …